Kurti: Kosova ka përparuar si kurrë më parë në tri vitet e fundit, përkundër tkurrjes së popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë tri viteve të qeverisjes së tij, Kosova ka njohur përparim dhe progres si kurrë më parë.

Në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, shefi i ekzekutivit ka thënë se rritja ekonomike është në nivelin 6.2 për qind, ndërsa Bruto Produkti Vendor është gjashtëfishuar që nga paslufta.

“Pas tri vite e gysmë qeverisje jemi krenar me arritjet dhe sukseset. Kosova sot është shumë më mirë sesa që e gjetëm në pranverën e 2021. Kosova është në rrugë të mbarë për zhvillim të mbarë e të gjithanshëm, e përparim të vazhdueshëm. Jemi zotuar për punësim dhe drejtësi. Po bëjme aq sa dijmë dhe sa mundemi. Kjo vjeshtë e gjen Kosovën me 425 mijë të punësuar. Ndërsa Kosova kishte 350 mijë të punësuar, dhe këta 75 mijë të punësuar më shumë nuk do të arrishin pa u rrit ekonomia, dhe pa shpërndarjen që kemi bërë. Në fushat e ndryshme por me qëllimin e njëjtë, ti përkrahim njerëzit për jetesën sa më të mirë dhe për të drejtat e tyra dhe mirëqënien e tyre. “Kosova ka njohur përparim dhe progres si kurrë më parë në këto tri vitet e fundit. Rritja ekonomike është në nivelin 6.2 për qind. Ekonomia e vendit, përkatësisht BPV është gjashtëfish më i madh se sa në vitin 2000 e tri herë më i madh se në vitin 2008 kur është shpallur Pavarësia. Eksportet e investimet e huaja janë dyfishuar dhe raporti eksport-import krahasuar në vitin 2021, është përmirësuar në 1 me 6 nga 1 me 9 sa ishte aso kohe”, u shpreh Kurti.

Kurti është shprehur se me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes sot kudo në botë është evidente.

“Paqja në rajonin tonë, e sidomos në Kosovë, është diçka që nuk e kemi marrë kurrë si të mirëqenë, sepse është dashur të luftohet e të përpiqemi vazhdimisht për të. Me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes sot kudo në botë është evidente”.

“Natyrisht paqja kryesisht destabilizohet nga jashtë, por është edhe një punë që realizohet edhe përbrenda, këtu nuk e vë në dyshim vullnetin e një populli për ta ndërtuar dhe forcuar paqen. Popujt janë të mirë dhe popujt e duan të mirën”, ka thënë Kurti.


Lajmi në përditësim

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika