Kastrati liston premtimet dhe dështimet e Qeverisë Kurti

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka listuar disa prej premtimeve elektorale dhe dështimet që ka pasur Qeveria Kurti gjatë qeverisjes.

Kastrati përmes një videomesazhi në rrjetin social “Facebook” ka renditur disa nga “rrenat” që Qeveria nuk ka arritur të i përmbush gjatë qeverisjes së saj.

“Me ardhë këta në pushtet dhe me bo afera me rezerva shtetërore dhe me i fut duart në grurë dhe miell përmes Ridvan Muharremit dhe Rozeta Hajdarit, Për me ardh në pushtet këta për meba afera milionëshe përmes Martin Berisha me mafinë energjetike, me pasafera milionëshe për kontrata edhe në KEK, si është aktakuza ndaj Nagip Krasniqit,. Për me ardhë këta në pushtet me i shti durt në pasul dhe gullash të FSK0së. Me ardh në pushtet dhe me i ba krejt këto afera korruptive dhe hajni, këto nuk kanë qenë premtime. Në fakt nuk kanë qenë premtime por rrena”, ka vijuar Kastrati.

Disa prej premtimeve elektorale që nuk janë përmbushur sipas Kastratit janë:

Premtimet ( Rrenat):

• 4 mijë banesa për të rinjtë – RRENË;

• Do t’u japim zyrtarëve policorë sigurimin jetësor e shëndetësor – RRENË;

• Për mësimdhënësit do të ofrojmë edhe banimin me kosto të përballueshme – RRENË;

• Bankë Zhvillimore – RRENË;

• Fond Sovran – RRENË;

• Zero TVSH për miell, për vaj, për sheqer – RRENË;

• Lirim të çmimit të energjisë – RRENË;

• 160 çerdhe – RRENË;

• Në TREPÇË do të mundësojmë ringritjen dhe avancimin duke riparuar kapacitetet ekzistuese – RRENË”, vijon Kastrati.

Ai bëri thirrje për mos besim të premtimeve nga Qeveria Kurti për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi që ata nuk i kanë realizuar disa të rëndësishme të premtuara në zgjedhjet e kaluara.

“Kanë thanë se do të i lirojnë nga TVSh sheqerin, vajin dhe miellin. Kanë thënë se do të lirojmë energjinë Elektrike, përkundrazi i kanë shtrenjtëruar. Kanë rrejt. 100% i kanë shtrenjtu. Kanë thënë se do ti bëjnë 160 çerdhe, si kanë bërë vetëm 4. Kanë rrejtë. Kanë thënë se do të bëjnë edhe 5 qendra të tjera për trajtimin e pensionistëve. Nuk i kanë bërë. Kanë rrejtë. Kanë thënë se do të bëjnë Fondin Sovran, kanë rrejtë. Kanë thënë se do ta bëjnë Bankën Zhvillimore. Kanë thënë se do ti bëjnë Padi për gjenocid, Serbisë kanë rrejtë. Asnjë nga këto premtime nuk i kanë realizu. Herën e radhazi se nuk do të përmendin këto premtime. Por me siguri tentojnë se do të spostojnë temën ikni se lufta. Që me fitu zgjedhjet me rrenën e radhës dhe mos lejoni me iu qit hi syve përmes rrenave të tilla të paskrupullta”, vijon Kastrati.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Të fundit nga rubrika