Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijët, të cilët kanë marrë pjesë tek gara për shkrimin më kreativ dhe ilustrimin më të bukur.
Për garën “Shkrimi më kreativ dhe ilustrimi më i bukur” i shpërblyem të vegjlit pjesëmarrës me mirënjohje e dhurata të veçanta!
Tre fituesit në garën shkrimi më kreativ u zgjodhën:
Rumejsa Aliaga – Vendi i parë
Nalta Halilabazi – Vendi i dytë
Tre fituesit në garën për ilustrimin më të bukur u zgjodhën:
Lum Aliu – Vendi i parë
Jora Hasani – Vendi i dytë
Eljesa Kaçiu – Vendi i tretë
Ata u shpërblyen me: set të librave, puzzle dhe DUKË Cards.
Përzgjedhja e fituesve nuk ishte e lehtë mes shumë shkrimeve e ilustrimeve fantastike.
Të gjithë pjesëmarrësit morën mirënjohje dhe u inkurajuan të marrin pjesë përsëri në garat tona.
Për të gjithë pjesëmarrësit që nuk kishin mundësi të ishin pjesë e ndarjes së shpërblimeve, i presim në zyret tona për të marrë mirënjohjet e dhuratat e tyre.
Mos harroni, në këtë Panair, ju mirëpresim edhe me zbritje në të gjitha botimet “Dukagjini” për fëmijë.
Na vizitoni edhe nesër.
Ju presim!