VV-ja vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Ajo pritet të nis nga ora 10:30 dhe zgjat deri në 20:30.

Serbia është shteti më hiç në kontinentin evropian, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit. Kështu tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.Kurti ka potencuar se serbët në Kosovë janë më të sigurt se në Serbi, derisa përmendi akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ky ekzekutiv dëshiron t’i dëbojë serbët.

Kurti u bëri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale, si dhe të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listën e zezë në Ballkan.

“Serbia është shteti më hiç në kontinentin evropian, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit. Presidenti i Serbisë akuzon qeverinë tonë se dëshirojmë t’i dëbojmë serbët nga Kosova. Në fakt serbët janë shumë të sigurtë në Kosovë se në Serbi. Atje ka shumë dhunë vrastare në televizion, e në shtëpi dhe shkolla…Në Kosovë nuk bënë të ketë politikan në skenën politike që nuk distancohen nga Millosheviqi dhe Putini…Beogradi zyrtar po dëshiron të dëshmojë që serbët dhe shqiptarët nuk mund të jetojnë bashkë, që ata nuk mund të jetojnë as pranë njëri-tjetrit…Nëpërmjet dhunës në veriun e Kosovës ata kanë synuar që të dëshmojnë që shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë bashkë, andaj edhe duhet ndarje në Kosovë. Sulmi terrorist në Basnjskë të Zveçanit para një viti kishte për qëllim një konfliktit të gjerë dhe të gjatë me të gjithë atë armatim që e kishin sjellur paraprakisht në funksion të aneksimit të Kosovës”, tha Kurti.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Kurti vlerësoi se duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë rrotull kufirit me Serbinë.

“Të gjitha angazhimet tona nuk janë të bazuara thjeshtë në vullnetin e popullit dhe legjislacionit të tij. por edhe në vlerat perëndimore demokratike. Andaj, perëndimit demokratik, në veçanti Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar ne i bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale. Jo vetëm ato të ardhshme nga BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen nga SHBA-të , BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojmë ne personat që ndodhen në listën e zezë në Ballkan. Ata që janë pjesëtarë të organizatave të mbrojtjes civile dhe brigadave veriore që me 29 qershor të vitit të kaluar qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste…Meqenëse brenda dy vjetëve, katër herë Serbia e ka sjellë ushtrinë e saj te kufi ynë, duhet të rikthyer zona tokësore e sigurisë, të cilën NATO-ja e quan Ground Safe Zone në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë”, theksoi Kurti.

Ndryshe, dje Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se në prag të zgjedhjeve të përgjithshme aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të kenë entuziazmin dhe vetëdijen më të lartë për të punuar drejt fitores.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Konjufca potencoi se kundërshtarët politik po përdorin strategji duke minimizuar, deformuar e keqinterpretuar arritjet e tyre gjatë këtyre tre vite e gjysmë qeverisje.

“Për një votë më pak krejt një strukturë tjetër do të keni të qeverisjes edhe të pushtetit në Kosovë. Kjo është arsye pse duhet të kemi vetëdijen më të lartë, entuziazmin më të lartë për të arritur këtë rezultat. Është edhe për një shumë fisnike dhe të rëndësishme, për t’i mbrojtur ato që u kemi krijuar për të mbrojtur këtë sovranitet, për të qenë gjithmonë dera mbyllur për Beogradin në Kosovë…Jam shumë optimist, shumë i etur për të punuar, jam shumë entuziast dhe do të fitojmë”, tha Konjufca.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika