Mehmeti thotë se rritja ekonomike e parashikuar nuk mjafton përballë deficitit tregtar dhe papunësisë

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti

Ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se parashikimet për rritjen ekonomike 3.9 për qind është e pamjaftueshme për të adresuar sfidat që i ka Kosova, e që janë papunësia dhe deficiti i lartë tregtar. Shqetësuese sipas tij është edhe rritja e përqindjes së kredive familjare.

Sipas tij, gjendja e rëndë pas inflacionit tregon “se familjet në Kosovë janë duke pasur vështirësi me kalu nga muaji në muaj me pagat të cilat i kanë”.

Mehmeti ka thënë se për ta përmbushur konceptin e rritjes ekonomike, duhet ndryshuar struktura e ekonomisë në vend në favor të ndërmarrjeve prodhuese.

“Nëse i referohemi raportit ose parashikimeve që jep Banka Botërore si institucion financiar kredibil ndërkombëtar. Parashihet që të kemi rritje ekonomike këtë vit rreth 3.9 për qind e nxitur nga investimet dhe konsumet. Si rritje ekonomike prej 3.9 për qind, parashtrohet pyetja a është një rritje e mjaftueshme për të adresuar sfidat që i ka Kosova, që është papunësia dhe deficiti i lartë tregtar. Nuk është një rritje e mjaftueshme, ne kemi pasur rritje ekonomike, po flas para pandemisë, 4.5 kemi pasur 4.2, ka qenë një rritje e pamjaftueshme për të adresuar sfidat që ka Kosova. Në rastin konkret problem e shoh në Kosovë strukturën e ekonomisë në vend, pra për ta përmbushur atë definicionin ose konceptin e rritjes ekonomike”, ka thënë Mehmeti, teksa negative e sheh edhe thellimin e deficit tregtar.

“Duke pasur parasysh se nëse e shohim strukturën e ekonomisë në vend ajo dominohet prej ndërmarrjeve tregtare. Duhet të punohet më shumë në drejtim të asaj që të ndërrohet struktura e ekonomisë në vend në farorë të ndërmarrjeve prodhuese. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të gjenerojmë rritje ekonomike diku përafërsisht rreth 6-7 për qind që e konsideroj të mjaftueshme për t’i adresuar sfidat që i përmenda më herët. Në këtë kontekst nëse e shohim tash vetëm gjashtëmujorin e këtij viti kemi një thellim të deficit tregtar të mallrave, për 8.21 për qind apo mbi 2.2 miliard euro, pra kemi një rritje të importeve 2.7 miliard me një rritej rreth 8 për qind, eksportet janë rreth 450 milionë në rritje përafërsisht rreth 5 për qind dhe kemi thellim të deficit tregtar në përqindje 8.21 për qind”, u shpreh Mehmeti.

Ish-guvernatori i BQK-së thekson nevojën e subvencionimit të prodhuesve vendës, siç ishte pako e ringjalljes ekonomike.

“Ka qenë një momentum i mirë pas pandemisë që kjo pakoja e ringjalljes ekonomike në vend që përmes asaj pakoje të shkohet dhe të punohet më shumë në drejtim të asaj që të subvencionohet, të përkrahet, të shtyhet përpara që të kemi sa më shumë prodhim në vend për të përmbushur nevojat e Kosovës që ka për produkte e ndryshme. Kjo do të ndikonte në masë të madhe në ndërrimin e strukturës së ekonomisë së vendit, në favor të ndërmarrjeve prodhuese. Pra vetëm rritje e ndërmarrje prodhuese, rritjen e prodhimit mund të adresojmë këto sfidat, punësimin dhe deficitin e lartë tregtar. Ne në vazhdimësi jemi duke parë që po kemi vetëm rritje të importit prej vitit në vit. Vetëm në gjashtëmujor kemi thellim të deficiti tregtar për 8.21 për qind. Duhet të punohet që të kemi sa më shumë investime të brendshme dhe të jashtme në favor të ndërmarrjeve prodhuese”, ka deklaruar Mehmeti, teksa shumicën e investimeve të huaja direkte i sheh nga diaspora.Konsideron se këto investime nuk janë fushat e prodhimit, por kryesisht në patundshmëri.

“Problemi është në strukturën e investimeve të huaja direkte, nesë e shohim si strukturën rreth 60 për qind e këtyre investimeve të huaja dirkete janë prej diasporës, në blerjen e patundshmërive, banesave dhe tokave. Pjesa tjetër janë shërbimet financiare përafërsisht rreth 30 për qind, që faktikisht i bie që janë para të cilat i kanë institucionet, bankat me kapital të huaj ose institucionet e tjera që atë para nuk e kanë tërhequr. Nuk jemi duke folur për investime më fushat e prodhimit, por kryesisht investimet e huaja direkte në patundshmëri”, u shpreh ai.

Shqetësim tjetër sipas tij është edhe rritja e përqindjes së kredive familjare, të cilët sipas tij nuk janë për zhvillim të qëndrueshëm por për t’i tejkaluar krizat që kanë rrjedhë nga inflacioni.

“Është fakt që konsumi është një prej atyre faktorëve që po ndikon në rritjen ekonomike, mirëpo vjen prej shumë faktorëve që ndikojnë në rritjen e konsumit, në këtë rast e kemi edhe rritjen e aktivitetit që është një prej atyre faktorëve. Tash ka shënuar, me të dhënat e fundit kemi një rritje rreth 20 për qind rritjen e kredive, po flas 15 për qind në total, nëse i shohim vetëm kredit familjarë kanë shënuar rreth 20 për qind që i bie një rritje shumë e lartë e kredive. Kjo lënë të kuptohet që individ ose kompanitë janë duke hyrë në kredi, janë duke pasur vështirësi për të tejkaluar kriza që është në Kosovë si rezultat i inflacionit që ka rrjedh prej pandemisë dhe faktorëve të tjerë”, u shpreh tutje Mehmeti.

“Edhe vlera e lartë e kredive është një prej atyre indikatorëve që tregon që individ, kompanitë janë duke pasur vështirësi, ose nëse flasim për individ janë duke pasur familjet. Kryesisht flasim për kredi familjarë. Në kuadër të kredive që kanë rritje 15 për qind, vetëm kredit familjare shënojnë rritje dikun rreth 20 për qind. Tregon që familjet në Kosovë janë duke pasur vështirësi me kaluar nga muaji në muaj me pagat të cilat i kanë. Për këtë arsye obligohen që të marrin kredi të ndryshme për t’i tejkaluar problemet e sfidat që i kanë në familjet e tyre”, deklaroi Mehmeti.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika