AUV-i asgjësoi mbi gjysmë milion kilogramë produkte për gjashtë muaj

Lamir Thaqi, zëdhënësi i AUV

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në gjysmën e parë të këtij viti ka asgjësuar mbi gjysmë milion kilogramë produkte si shkak i mospërmbushjes së kritereve ligjore, ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi.

Thaçi tha se këto asgjësime kanë ndodhur si shkak i ankesave të konsumatorëve, po ashtu të vet operatorëve ekonomik. Ai ka thënë se produktet në Kosovë kontrollohen sipas standardeve sikurse në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian.

“Në javët e fundit ne kemi pasur dy raste të asgjësimit të produktit të peshkut të importuar. Në të dyja rastet pas hulumtimeve të kryera në tërësi nga AUV, gjegjësisht Inspektorati Veterinar dhe pas kryerjes dhe analizave laboratorike është konfirmuar dyshimi i ngritur dhe ka rezultuar se ka prezence të parazitëve në këto sasi peshku. Janë dy ngarkesa të ndara të asgjësuar në deponitë e mbeturinave, varësisht nga regjioni ku ka ndodhur incidenti. Deri më tani, në raportin gjashtëmujor, ne kemi kaluar gjysmë milionëshin kilogramë/produkte të asgjësuar. Arsyet e asgjësimit janë nga më të ndryshmet, ato kanë buruar nga kontrollet zyrtare që ne i kemi realizuar. Disa kanë buruar nga ankesat e vetë konsumatorëve që kanë raportuar rastet e dyshimta dhe pastaj në hulumtim është vërtetuar dyshimi i ngritur dhe po ashtu ka edhe raste të tjera që vetë operatorët ekonomik, raportojnë për produkte e tyre mbi çdo dyshim apo ndryshim të gjendjes që ka”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se janë me mijëra inspektime që bëhen çdo ditë në pikat kufitare dhe se masa e kontrollit është 100 për qind, madje sqaroi se bazën e kontrollit të produkteve Kosova e ka të përcaktuar sipas standardeve të BE-së.

Zëdhënësi i AUV-it ka theksuar se si handikap për ta është numri i kufizuar i inspektoreve. Thaçi ka shtuar se Agjencia ka bërë hapjen e pesë zyrave regjionale, objekte këto të cilat do të jenë në funksion për të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë për shërbime. Ai ka thënë se këto zyra janë financuar nga BE-ja dhe se janë në planë për hapjen edhe të dy zyrave të tjera

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika