Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së rrit popullaritetin e Kurtit, por mbetet lojë e rrezikshme

Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, Charles Kupchan, ka theksuar se veprimet nacionaliste të kryeministrit Albin Kurti rrisin popullaritetin e tij, por dëmtojnë marrëdhëniet me SHBA-në dhe rrezikojnë integrimin afatgjatë të Kosovës

Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, Charles Kupchan.

Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i vendos interesat e brendshme politike përpara interesave kombëtare.

“Ngritja kundër Washingtonit, shfaqja e muskujve dhe tregimi i njëfarë autonomie duket se e ndihmojnë Kurtin për të fituar popullaritet. Unë e shoh këtë si një lojë dritëshkurtër. Mund të jetë politikisht e dobishme në afat të shkurtër, por është e rrezikshme në afat të gjatë”, ka deklaruar Kupchan për programin Expose.

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së nuk pajtohet me Kurtin se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, përkundër mospajtimeve për disa çështje. Kupchan thotë se marrëdhëniet e SHBA-së me Qeverinë e Kosovës janë në nivelin më të ulët ndonjëherë.

“Uashingtoni dhe partnerët e Uashingtonit në Evropë nuk ndihen rehat me kthesën më konfrontuese që ka marrë kryeministri Kurti kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka qenë një periudhë e gjatë, kur Serbia është parë si problem, kur Serbia e ka penguar përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike. Por, Kurti e ka ndryshuar këtë. Tani kemi më shumë kritika të drejtuara ndaj Prishtinës sesa ndaj Beogradit”, thotë Kupchan.

Për të, kjo ka një shpjegim: Në Kosovë, më 9 shkurt, do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe Kurti luan me kartën nacionaliste.

“Duke parë pothuajse në çdo vend tjetër të botës se nacionalizmi funksionon mirë, Kurti mbyll institucione paralele serbe, instalon kryetarë shqiptarë në komunat me shumicë serbe, ndryshon rregullat e kartave të identitetit apo të targave të makinave…”.

“Si shtet sovran, Kosova ka plotësisht të drejtë t’i bëjë këto gjëra, por mua nuk më duken hapa të zgjuar, nëse merret parasysh qëllimi final, që është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe hapja e rrugës për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet atlantike”, thotë Kupchan.

Për Kupchanin, suksesi afatgjatë i Kosovës si shtet, qëndron tek aftësia e saj për t’i naviguar me kujdes marrëdhëniet e jashtme, sidomos me aleatë të fuqishëm si SHBA-ja. Hapat e njëanshëm janë problem, sipas tij.

“Mund të ndodhë që pas zgjedhjeve, Kurti – duke supozuar se do të rizgjidhet – të ketë një qasje tjetër, sepse zgjedhjet do të jenë pas tij dhe për të do të bëhet më e lehtë që të përqafojë një pozicion më bashkëpunues dhe më pak konfrontues”, thotë Kupchan, trasnmeton Radio Evropa e Lirë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika