Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen në treg të mbi 3000 paketave me mallra të skaduara gjatë një kontrolli të detajuar në terminalin doganor të Vërmicës.
Ndër mallrat e konfiskuara përfshiheshin çamçakëzë, ëmbëlsira, biskota dhe erëza, të cilat ishin fshehur mes produkteve me afat të rregullt përdorimi.
Importuesit iu ngrit kundërvajtje doganore, ndërsa produktet iu nënshtruan konfiskimit.
“Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët tanë zbuluan mallra me afat të skaduar gjatë një kontrolli të detajuar. Produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota dhe erëza u identifikuan si të skaduara dhe u fshehën mes mallrave të rregullta. Mbi 3000 paketime të konfiskuara! Subjekti importues u ndëshkua për shkeljet e tij. Dogana e Kosovës vazhdon të mbrojë qytetarët dhe tregun nga produktet e pasigurta”, thuhet në njoftimin e Doganës.