Këtë të diel janë bërë pesë vjet qëkur qytetarët e Kosovës dolën të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku ishte edhe fitorja e parë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore ishin përfshirë 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidat pavarur, derisa të drejtë vote kishin 1.937.869 votues të regjistruar në listën zgjedhore.
Procesi zgjedhor në mbarë territorin e Kosovës u vëzhgua nga rreth 50 mijë vëzhgues dhe komisionarë të angazhuar, ndër të cilët edhe nga Bashkimi Evropian.
Në këto zgjedhje fitoi Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë 221,001 vota ose 29 % e votave, duke lënë pas partitë tjera. Megjithatë, LVV në pamundësi për të formuar si e vetme qeverinë, ajo u detyrua të hyjë të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës.
Zgjedhjet e 2019, të cilat ishin të kartërta si të parakohshme parlamentare, janë mbajtur pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë./KP