Kurti për raportet me Ramën: S’mund ta bëj një kuantifikim, kemi marrëdhënie të shkëlyqera mes qeverive

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të bëjë një vlerësim të raporteve me homologun shqiptar, Edi Rama, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë dhe vizionin e përbashkët pavarësisht disa dallimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathtas), dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (majtas).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar marrëdhëniet me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke theksuar se nuk mund të bëjë një kuantiikim të saktë për to.

Megjithatë, ai theksoi se ndan një vizion të përbashkët me Ramën, duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy qeverive.

Kurti përmendi realizimet e përbashkëta, si tregu energjetik dhe hapjen e 26 kalimeve kufitare, si dhe mbajtjen e dy mbledhjeve të përbashkëta me 58 marrëveshje.

“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë,” ka theksuar Kurti, duke shtuar: “Por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyera mes dy qeverive. Kemi krijuar një treg të përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive dhe kemi arritur 58 marrëveshje të reja”.

Ai gjithashtu gjatë një interviste të dhënë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Strugë, SHBA, njoftoi për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në ekonomi dhe kulturë.

“Duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty ku kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, ka shtuar tutje ai.

Në lidhje me “Ballkanin e Hapur,” Kurti shprehu se ky koncept është shpërdoruar dhe se dallimet mes tij dhe Ramës nuk duhet të përfshihen në çdo temë, përkundrazi ato shpeshherë eksploatohen në mënyrë të padrejtë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika