Haradinaj: Kurti synon me propagandë t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përdorimin e propagandës për të manipuluar qytetarët dhe për t'i detyruar ata të pranojnë rritjen e paqenë ekonomike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për rritjen ekonomike të Kosovës.

Sipas Haradinajt, pretendimet e Kurtit për një rritje prej 33% janë ofenduese për inteligjencën e qytetarëve.

“Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë, populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel,” ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai gjithashtu e ka quajtur “turpshëm dhe të gërditshëm” mentalitetin mashtrues të Kurtit, duke e akuzuar për propagandë dhe përpjekje për manipulim.

Sipas Haradinajt, qytetarët nuk duhet të bien pre e “dhunës psikologjike” të kryeministrit.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika