Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se uji i ujësjellësit rajonal KRU “Prishtina” nga Liqeni i Badocit është ende i papijshëm.
Sipas IKSHPk-së, analizat e fundit tregojnë se, megjithëse janë regjistruar ulje të nivelit të manganit, vlerat e tij vazhdojnë të jenë më të larta se standardi i lejuar prej 0.05 mg/L.
Nga të dhënat, thuhet se nivelet e manganit variojnë nga 0.102 deri në 0.230 mg/L.
IKSHPK-ja rekomandon që ky ujë të mos konsumohet për pije, por të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.
Sipas njoftimit, monitorimi i vazhdueshëm do të vazhdojë për të siguruar cilësinë e ujit.
“Ju rikujtomë se Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, por në vlera të shtuara në ujin e pijshëm, sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeçe nëse përdoret për një kohë më të gjatë”, thuhet në njoftim.
Më poshtë keni hartën e zonave që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badocit.