Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka ndërruar masën e sigurisë për produktet që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdar, duke kaluar nga një qarkullim i kufizuar në një kontroll të shtuar ka raportuar RTK-ja duke i thirrur në burime brenda institucioneve.
Kurse, mediumi Koha ka raportuar se ndryshimi i masës së sigurisë vlen vetëm për pikën kufitare në Merdar derisa ajo mbetet në fuqi në pikë kalimet kufitare të tjera me Serbinë.
Kujtojmë se, Kosova ndali importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe gjatë vitit të kaluar.
Ndërkaq, Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë nga Qeveria apo MPB-ja, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë një përgjigje.
Gjatë kohëve të fundit, Gjermania ka paralajmëruar Kosovën se nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, e planifikuar për 14 tetorin nëse ndalesa e importit të mallrave nga Serbia nuk hiqet. Manuel Sarrazin, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ka theksuar se kjo ndalesë pengon gjithashtu zbatimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA.