Kurti njofton rritjen e të gjitha pensioneve për 20 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të gjitha pensionet do të rriten për 20 për qind.

Kurti, ka njoftuar se disa kategori të pensionistëve do të përfitojnë një rritje prej 20% në pensione, duke filluar nga ky muaj.

Në një konferencë për media të mbajtur së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Kurti theksoi se rritja do të prekë pensionet bazike për moshën, kontribuuesit e plotë dhe pjesorë, si dhe pensionet për aftësinë e kufizuar për fëmijë dhe të rritur, për personat e verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe për pensionet familjare, invalidore të punës dhe pensionin e parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

Kurti gjithashtu njoftoi se nga muaji janar i vitit 2025 do të ketë rritje prej 20 për qind edhe për pensionet për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile.

“Sot kam kënaqësinë që të ju jap një lajm te mirë të gjithë pënsionistëve. Nga ky muaj, do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: Pensionin bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës… Nga muaji janar do të rriten pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidëve, viktimave të dhunës seksuale. Për ndryshimin e këtyre pensioneve duhet të ndryshohet edhe tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë. Për familjet e dëshmorëve dhe të të zhdukurve që kanë më shumë se 1 dëshmorë, do të ndryshohet edhe formula e pensionit duke e rritur për 50 për qind të dëshmorit bazë”, ka thënë Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se ky ndryshim pritet të prekë 304 mijë e 16 përfitues dhe do të ketë një impakt të përgjithshëm buxhetor prej 100 milionë eurove shtesë gjatë vitit.

Totali i fondeve për skemat pensionale, sipas ministrit, arrin në rreth 500 milionë euro, me rritjen që pritet të jetë 100 milionë euro shtesë.

“Është një lajm mjaft i mirë për të gjithë pension marrësit sepse për të gjitha ato së paku rritja do të jetë në nivel prej 20 për qind, pra ato pensione që financohen apo që rregullohen sipas skemave dhe ligjit për pensionet e financuara nga shteti rritja Ky ndryshim prek një numër prej 304 mijë e 16 përfitues që do të ndikohen nga ky ndryshim apo kjo rritje ndërkaq i impakti i tërësishëm buxhetor për tërë vitin fiskal parashihet të jetë në shumën prej 100 milionë eurove shtesë, pra janë edhe 100 milionë euro shtesë për këtë rritje të pensioneve sepse duhet të kemi parasysh se tërësia e këtyre skemave pensionale sillet dikur te 500 milionë euro dhe kjo rritje parashihet të jetë edhe 100 milionë euro shtesë”, ka deklaruar Murati në konferencë për media.

“Falë politikave të mirë menduara dhe rritjes së të hyrave, kemi pasur mundësinë të zgjerojmë hapësirën fiskale dhe të ndërmarrim këtë veprim”, ka theksuar tutje Murati.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika