Mustafa i PDK-së kritikon Qeverinë për rritjen e pensioneve me 20%: Rezultati 4-vjeçar i dështimit

Arben Mustafa i PDK-së ka kritikuar vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve me 20 për qind, duke e cilësuar si një rezultat të pamjaftueshëm pas katër viteve qeverisjeje dhe përballjes me rritjen e çmimeve.

Arben Mustafa

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të rritur pensionet për 20 euro.

Ai e cilëson këtë veprim si të pamjaftueshëm dhe një tregues të qartë të dështimeve të Qeverisë Kurti gjatë katër viteve të fundit.

“Qeveria i paska rritë pensionet për hiq më shumë se 20 euro! 4 vite pritje me këtë qeveri, dyfishim i çmimeve për shumicën e produkteve bazike, dhe në fund rritje 20 euro!

Ky është rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie në përmirësimin e jetës së pensionistit! Këta njerëz nuk kanë pikë ndjeshmërie ndaj kushteve në të cilat sot jetojnë pensionistët! Madje edhe ky vendim ndoshta nuk do të merrej, nëse Albin Kurtit nuk do ti nevojitej shpërqendrimi i vëmendjes nga vendimi për lejimin e hyrjes së mallrave serbe!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika