Tahiri për rritjen e pensioneve: Mashtrim elektoral, 20 euro nuk luajnë asnjë rol për pensionistët

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se rritja e pensioneve për 20 për qind, nuk është asgjë tjetër, vetëm mashtrim elektoral

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se të gjitha pensionet do të rriten për 20 për qind.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, këtë ditë po e quan si ditën më të ulët të Qeverisë Kurti.

Tahiri thotë se kjo rritje e pensioneve është rritja më minimale ndonjëherë, duke e quajtur vetëm mashtrim elektoral.

 “Rritja e pensioneve është rritja më minimale që ka mujt me ndodhë, ka pasur logjikë ministri i financave dhe qeveria me pasë rritje progresive vit pas viti, psh vitin e parë 20%, vitin e dytë 30%, tretin 40%, e tjetrin 50%, me u dyfishu, por me bë një rritje kaq minimale 20 euro, 2 muaj para se me shku në fushatë zgjedhore, të bëhet ky veprim, ky veprim nuk quhet asgjë tjetër vetëm mashtrim elektoral,” tha Tahiri në “FIVE”.

Teksa thekson se 20 euro nuk luajnë asnjë rol për asnjë pensionistët.

“Sot ka qenë dita më e ulët e kësaj qeverie, nëse ka një ditë që e përfytyron një qeveri që do me cdo kusht me shpërnda mashtrimin, kjo nuk është rritje, 20 euro nuk luajnë rol sot për asnjë pensionist,” shtoi Tahiri.

Këtë veprim të Qeverisë, Tahiri thotë se e sheh vetëm si veprim elektoral, pasi sipas tij ndaj pensionistëve kjo është vetëm “një goditje e madhe për shkak se kjo rritje nuk u jep asnjë përgjigje pensionistëve.”

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika