Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, ku fillimisht PK-ja ka zhvilluar një bastisje.
Këtë e ka bërë të ditur Zëvendësdrejtori i PK-së për Mitrovicë, Veton Elshani, teksa ka shtuar se gjatë bastisjes në një shtëpi policia ka sekuestruar një AK-47, dy granata dore, dy radiolidhje, 2 antiplumba, kapelë, dorëza e çanta ushtarake, karikator të mbushur me fishekë të pistoletës etj.
Elshani njoftoi se dy persona janë të dyshuar, njëri me iniciale A.J dhe V.J, ku gjatë bastisjes nuk janë hasur në shtëpi
“Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar 1 AK-47 2 Granata Dore M-75 2 Radiolidhje 2Antiplumba Kapelë Dorëza Çanta Ushtarake Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës Harta Rrip brezi Sprej Thikë Shall kamufllazhi etj 2 Persona të dyshimt njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë has në shtëpi por tashmë janë shpall si persona në kërkim”, ka deklaruar Elshani.