Protestuesit hedhin molotov në drejtim të objektit të Kryeministrisë në Tiranë

Mbështetës të partisë opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike (PD), kanë hedhur molotov në drejtim të objektit të Kryeministrisë në protestën e së hënës, teksa kundërshtojnë burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Ai është burgosur në lidhje me akuzën “kallëzim i rremë”.

Partia Demokratike e ka cilësuar protestën si fillim i mosbindjes civile dhe vendimin për deputetin e konsideron si politik.

Policia, përmes megafonit, ka bërë thirrje që të mos kryhen akte dhune dhe të mos rrezikohet jeta e efektivëve të policisë.

Pas qëndrimit për disa minuta para ndërtesës së Kryeministrisë, drejtues të PD-së dhe mbështetës të opozitës janë drejtuar drejt Bashkisë së Tiranës.

Disa të rinj janë parë duke mbajtur në duar parullën, “Bëjeni Shqipërinë të lirë sërish” [Make Albania Free Again].Në gjendje gatishmërie janë automjete zjarrfikëse dhe autobote me ujë.

Policia rrugore ka ndaluar qarkullimin e makinave në rreth 15 segmente rrugore që lidhen me qendrën e qytetit.

Opozita ka kryer disa aksione prej marrjes së vendimit nga Gjykata, përfshirë djegien e karrigeve para Kuvendit dhe katër manekinëve, dy prej të cilëve kanë qenë me imazhet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë në fjalimin e tij të fundit – të mbajtur nga arresti shtëpiak – se çdo demokrat është i betuar për çdo sakrificë.

“Demokratët nisin revoltën e tyre, zemërimin e tyre. Nga 7 tetori dhe deri në triumfin tonë nuk ka forcë në botë që të na mposhtë”, ka thënë Berisha.

Mësohet se rreth 1.000 zyrtarë policorë do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij tubimi.

Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika