Kurti së bashku me ministrat Krasniqi e Murati do të takojnë kryetarët e komunave

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Elbert Krasniqi dhe Hekuran Murati, do të takohen me kryetarët e komunave për të diskutuar strategjinë kombëtare për menaxhimin e qenve, ndërlidhjen e qytetarëve me adresë zyrtare dhe kontratën kolektive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajnë takim me kryetarët e komunave.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal.

Temat e takimit do të jenë në lidhje me strategjinë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar, ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare, si dhe kontrata kolektive.

“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, kemi nderin të Ju ftojmë në takimin e përbashkët me SH.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe Kryetarët e Komunave. Temat të cilat do të trajtohen janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive dhe Të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika