Maqedonci: Do të gjejmë zgjidhje afatgjate për ushqimin e ushtarëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pranuar vështirësitë në ushqimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar përpjekjet për zgjidhje afatgjate, dhe duke njoftuar se 119 ushtarë kanë braktisur ushtrinë, ndërsa 1300 qytetarë kanë aplikuar për një konkurs që pranon 300 ushtarë të rinj

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka konfirmuar se kontrata aktuale për furnizim më ushqim për FSK-në është duke u trajtuar nga mekanizmat e Ministrisë.

Maqedonci ka theksuar se në këtë fazë tranzitore janë duke u furnizuar përmes kompanive që kanë kontrata të lidhura me Agjencinë Qendrore të Prokurimit. Maqedonci ks shtuar se në vitin 2024, janë larguar vullnetarisht 119 ushtare të FSK-së. 

“FSK-ja ka marr pjesë në 12 ushtrime ndërkombëtare. Në proces e kemi rekrutim e 300 ushtarakëve, dhe kemi një interesim të i madh të të rinjve që t’i bashkohen FSK-së. Për dy pikat specifike të shërbimi dhe furnizimi me ushqim aktualisht jemi në koordinim edhe në punë e sipër për të zgjidhur çështjen e ushqimit. Kontrata aktuale është objekt i trajtimi nga mekanizmat e MB. Fokusi ynë është që të ndërtojmë një koncept të ri që do të ofrojnë zgjidhje afatgjate”, ka deklaruar ai.

“Sa i përket gjendjes së tanishme të ushqyerjes, e thash edhe më herët, jam në pritje të një raporti përfundimtar për ndërprerjen apo përfshirjen. Në këtë fazë tranzitore, jemi duke u furnizuar përmes kontratave që janë të lidhura të AQP-së, furnizimi bëhet nga ato që kanë kontrata me autoritetin qendror të prokurimit, jo nga mensa apo nga burgu. Mbështetjen që e kemi pasur, e kemi pasur me personel që shërbejnë në mensë dhe në shërbimin korrektues, në mënyrë që të zbusim rrezikun në kuptimin e ushqyerjes në fazën ku jemi aktualisht”, ka thënë tutje Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes ka shtuar tutje se për shkak të kësaj faze tranzitore, nuk është duke u shërbyer shumëllojshmëri ushqimesh, por thotë se ushtarët nuk shkojnë në punë për shumëllojshmëri ushqimesh, por për të kryer detyrat e tyre bazike.

“Gjatë kësaj faze tranzitore kemi gjetur këtë mundësi. Ideja ka qenë që ta zbusim këtë rrezik. Sigurisht që s’mund të jetë e njëjta llojshmëri e shërbimit siç është kur kemi pasur operator. Mirëpo kemi tentuar që maksimalisht ta bëjmë të pamundurën që ushtarët tonë të ushqehen në kazerma. E di që është ngritur shumë si temë, por edhe një gjë që duhet ta theksojë është që ushtarët tonë nuk shkojnë në punë për shumëllojshmëri ushqimesh”, ka theksuar ai, transmeton EO.

Arife Halili, u.d e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në MB, ka potencuar se 217 pjesëtarë të FSK janë larguara, duke përfshirë edhe rastet e pensionimit, rastet e vdekjeve edhe çështje të tjera.

“Numri me i madh i të larguarve ka qenë në vitin 2018-2023-2024. Bazë të deklarimeve 80 për qind është migrim jashtë vendit dhe bashkim familjarë. 217 është me pensionime, vdekje e të tjera”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika