Osmani takon Begajn në Bërdo Brione: Për t’i koordinuar qëndrimet e shteteve simotra



Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me homologun shqiptar, Bajram Begaj në kuadër të Procesit të Bërdo Brione, që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka informuar se takimi me Presidentin shqiptar ka qenë për koordinimin e qëndrimeve mes dy vendeve simotra për të ardhmen euroatlantike

“Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Osmani është në Mal të Zi ku sivjet mbahet takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika