Minatorët e Trepçës të zhgënjyer nga kompensimi prej 51%, kërkojnë ekzekutimin e plotë të pagës

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se janë të zhgënjyer me ekzekutimin e kompenzimit të pages me vetëm 51% e pagës .

Këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa ka thënë se nga zgjedhja e menaxhmentit të ri kanë heshtur dhe kanë dhënë hapësirë për të punuar, por që sipas tyre “duhet të kuptoj secili se mjaft është mjaft”.

Sindikata e Minatorëve tutje kanë deklaruar se ata janë në pritje të ekzekutimit të pagave të plota dhe se menaxhmenti duhet të i përfundojë obligimet që iu takojnë atyre.

“Sot kur të gjithë e pritëm me padurim ekzekutimin e pagave, si kundërvlerë për djersen që kemi derdhur, edhe një herë tjeter u zhgënjyem duke u kompensuar vetëm 51% e pagës. Deri kur do të vazhdoj një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme?! Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmenti të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj lloj vendime dhe qasje që është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetëm dhënia e hapësirës së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten. Por secili duhet të kuptoj se mjaft është mjaft”, thuhet tutje në njoftim.

Sindikata e Minatorëve ka thënë se menaxhmenti i ndërmarrjes së Trepçës duhet të e marrë shqetësimin e minatorëve me seriozitet dhe të bëhet ekzekutimi i plotë i pagave.

“Shkelja e të drejtave elementare të minatorëve siç është e drejta në pagë, përkundër se para muaj më pare Qeveria e Reublikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milion euro për ndërmarrjen Trepça Sh.A. dhe prodhimit enorm që kemi pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore. Cili është arsyetimi logjik i menaxhmenti, që përkundër këtyre të hyrave marramendese të mosekzekutohen pagat e minatorëve? Me një qasje të till mundi dhe djersa e minatorëve është duke u nëpërkëmbur, gjë e cila nuk do të tolerohet asnjëherë. Shpresojmë që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjëherë ekzekutimin e plot të pagave. Ashtu që loja me buken e minatorëve duhet të marr fund një herë e përgjithmonë. Në jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet ti kryej detyrat e tyre”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika