Partia Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025, kështu ka bërë të ditur kryetari Dardan Molliqaj pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë
“Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovës. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Molliqaj ka theksuar se si parti kanë vendosur ta refuzojnë “rrugën e dobët të koalicioneve”, ku sipas tij, bindjet do t’u lakoheshin.
Mes tjerash, ai ka potencuar se në vend të votës, duan të japin shembull aktivizmi.