Merdarja hapet për mallra serbe, kamioni i parë kaloi në mesditë

Një ditë pasi u hoq kufizimi, në Kosovë kanë hyrë kamionët e parë me mallëra serbe. I pari, ka kaluar në mesditë, ndërsa ministri Xhelal Sveçla tha se Merdare, do të ketë kontrolle manuale të sigurisë, e pikat e tjera, do të hapen vetëm pas mbërritjes së skanerëve me rreze X

Pak pas orës 12 të së martës, në pikëkalimin kufitarë të Merdares hyri kamioni i parë me mallra serbe në territorin e Kosovës nga Serbia.

Kjo erdhi pasi 24 orë më herët, Ministria e Punëve të Brendshme, i dha leje Doganave të Kosovës, që për këtë pikë kufitare, të ndryshohet masa e sigurisë në kontrolle të shtuara.

Heqja e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia në Kosovë vjen pas presionit të madh që erdhi nga shteti gjerman.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për vendimin ka shkruar në rrjetin social “Facebook”.

“Bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë. Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare,” ka shkruar Sveçla.

Për rrezikun që i kanosej nëse nuk ndërmerrte hapa në drejtim të heqjes së masës, zyrtarët Gjerman, përfshirë këtu të dërguarin e posaqëm për Ballkanin Përendimor, Manuel Sarrazin e edhe ambasadorin Rohde, nuk hezituan të flisnin hapur.

Bllokimi i punës së CEFTA-s, sipas tyre, do të rrezikonte pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, javën e ardhshme.

Ndalimi i mallërave serbe, hyri në fuqi nga qershori i kaluar, si kundëpërgjigje për rrëmbimin e tre policëve nga Serbia në territorin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika