Dy operacione të Policisë së Kosovës kanë çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe narkotikësh, dhe në arrestimin e katër personave të dyshuar.
Sipas Policisë, operacionet u realizuan në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës së Jugut.
Në operacionin e parë, të quajtur “Pritja”, u arrestuan tre të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 35 kilogramë marihuanë në katër lokacione të ndryshme.
Policia gjithashtu konfiskoi dy automjete dhe tre telefona celularë, me një vlerë totale të substancës narkotike që arrin mbi 45,000 euro.
Në operacionin e dytë, të koduar “Kristali”, një person u arrestua dhe u sekuestrua mbi një kilogram kokainë.
Gjatë këtij operacioni, u konfiskuan gjithashtu mbi 6,800 euro, 1,000 dollarë dhe 3,400 funta britanike, me një vlerë totale të drogës që kap vlerën mbi 50,000 mijë euro.
Këto veprime u realizuan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Departamenti për Krime të Rënda.