Banorët e Floridës ikin për t’i shpëtuar uraganit Milton që po afrohet

Banorëve të Floridës nuk u ka mbetur edhe shumë kohë për t’u evakuuar ose për t’u strehuar përpara se të godasë uragani Milton, që parashikohet të jetë një nga më shkatërruesit që ka goditur ndonjëherë bregun e Gjirit të Floridës.

Me më shumë se një milion banorë në zonat bregdetare nën urdhra për evakuim, ata që po largoheshin drejt zonave më të larta bllokuan autostradat dhe pikat e karburantit, në rajonin që ende po rimëkëmbet nga pasojat e uraganit Helene, më pak se dy javë më parë.

Stuhia parashikohet të godasë zonën metropolitane të Tampa Bay, ku jetojnë mbi tre milion njerëz, megjithëse parashikuesit thanë se rruga e saj mund të ndryshojë përpara se të prekë tokën në orët e vona të së mërkurës në mbrëmje ose herët të enjten në mëngjes, sipas kohës lokale.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe kryetarja e Tampas, Jane Castor, paralajmëruan njerëzit në zonat e evakuimit që të largoheshin ose do ta rrezikonin vdekjen.Michael Tylenda, i cili po vizitonte djalin e tij në Tampa, tha se po i përgjigjej këtij këshillimi.

“Nëse dikush di diçka për Floridën… kur nuk evakuohesh pasi urdhërohesh, ke gjasa të vdesësh”, tha Tylenda. “Ka pasur shumë njerëz që kanë qëndruar në shtëpitë e tyre dhe kanë përfunduar duke u mbytur. Nuk ia vlen. Shtëpia mund të zëvendësohet. Gjërat mund të zëvendësohen. Kështu që është më mirë të largohesh nga qyteti”.

Milton pritet të ruajë forcën si uragan ndërsa kalon gadishullin e Floridës, duke sjellë gjithashtu rrezik për stuhi në bregun Atlantik të shtetit.

Rreth 2.8 për qind e prodhimit të brendshëm bruto të SHBA-së është në rrugën direkte të Miltonit, tha Ryan Sweet, kryeekonomist i SHBA-së në Oxford Economics. Linjat ajrore, kompanitë e energjisë dhe një park i Universal Studios janë ndër kompanitë që kanë ndaluar operacionet e tyre në Florida ndërsa po përgatiten për ndërprerje.Milton u bë stuhia e tretë me intensifikimin më të shpejtë në historinë e Atlantikut, duke kaluar nga Kategoria 1 në Kategorinë 5 në më pak se 24 orë.

“Këto temperatura jashtëzakonisht të ngrohta të sipërfaqes së detit ofrojnë karburantin e nevojshëm për intensifikimin e shpejtë që pamë të ndodhte”, tha shkencëtari klimatik, Daniel Gilford, nga Climate Central, një grup kërkimor jofitimprurës. “Ne e dimë që ndërsa njerëzit rrisin sasinë e gazeve serrë në atmosferë, kryesisht duke djegur lëndë djegëse fosile, ne po rrisim atë temperaturë në të gjithë planetin”.

Trafiku i dendur bllokoi rrugët që çonin jashtë Tampas të martën, kur rreth 17 për qind e afro 8.000 stacioneve të karburantit të Floridës kishin mbetur pa furnizime, sipas monitoruesit të tregjeve të karburantit GasBuddy./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika