Kasanof takohet me Vuçiqin në Beograd

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof është pritur në takim nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçit njoftoi se me Kasanof ka biseduar në Beograd për situatën në rajon me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof.

“Para së gjithash, kam theksuar situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe të ndërlikuar në Kosovë dhe Metohi dhe kam treguar për kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb”, ka shkruar Vuçiq më 9 tetor në rrjetin social “Instagram”.

Ai shtoi se për një dialog konstruktiv nevojiten dy palë dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të problemeve, “pavarësisht përshkallëzimeve të panevojshme të tensioneve nga njëra anë”.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Kasanof, do të vizitojë këtë javë edhe Kosovën ku do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarë të Qeverisë, liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.

Një ditë më herët, ai ka vizituar Bosnjë e Hercegovinën ku pas bisedimeve me Presidencën e BeH-së dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, Kasanof përsëriti se SHBA-ja “mbështet fuqishëm integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”.

“Sulmet ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe Bosnje e Hercegovinës, si dhe thirrjet për ndarje paqësore – një tjetër emër për shkëputjen – që vijnë nga z.Dodik janë të papërgjegjshme. Kjo është një rrugë e rrezikshme që nuk çon askund as Bosnjën dhe as qytetarët e saj, dhe vë të ardhmen e Republikës Serbe në rrezik, gjë që e kam theksuar në të gjitha takimet e mia”, tha diplomati amerikan në një deklaratë të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Sarajevë.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përdorin të gjitha instrumentet në dispozicion, përfshirë sanksionet, në rast të minimit të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës.

Ai akuzoi presidentin e Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, për sulmet ndaj BeH-së dhe u bëri thirrje autoriteteve të këtij entiteti të emërojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nga RS-ja dhe t’i zbatojnë vendimet e saj.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika