Kurti për bastisjen në ministrinë e Liburn Aliut: Nuk jemi pronarë, jemi shërbyes – nuk kam informacion për çka janë hetuar

Kryeministri Albin Kurti komentoi arrestimin e Izedin Bytyqi në Ministrinë e Infrastrukturës, duke theksuar se ministria nuk është pronë e Liburn Aliut, por një institucion qeveritar ku punojnë shërbëtorë të qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar aksionin e Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku u arrestua Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni.

Në një konferencë për media, Kurti theksoi se ministria nuk është pronë e ministrit Liburn Aliu, por një institucion që operon në kuadër të Qeverisë së Kosovës, dhe se të gjithë ata që punojnë aty janë shërbëtorë të qytetarëve.

“Sekuestrohet një revole, telefona, dokumente…” – Prokuroria ndan detaje për aksionin në ministrinë e Liburn Aliut  

”Ministria nuk është e Liburn Aliut, ai është vet ministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ministria është në kuadër të Qeverisë së Kosovës, që të gjithë ne do të thotë jemi këtu punëtorë, nuk jemi pronar asnjëri, jemi shërbyes. Fjala ministër vjen nga latinishtja që do të thotë shërbëtor, prandaj s’jemi pronar, ministria e këtij apo e atij. Kjo nuk është dashtë të jetë asnjëherë, por ndoshta për shkak të së kaluarës edhe ashtu është dukur, edhe ashtu janë sjellë e kanë ngelur këto keqkuptime”, ka thënë Kurti.

Kurti njoftoi se nuk kishte informacion në lidhje me arsyet e arrestimit të Bytyqit, por shprehu besimin se drejtësia do të veprojë siç duhet.

“Personi i parë i arrestuar është një zyrtar që punon në institucionet e shtetit të Kosovës prej dy dekadash nuk  kam informacion për çka janë hetuar, e arrestuar dhe përndjekur, nuk e di këtë gjë. Unë besoj se gjithçka do të sqarohet se drejtësia do të veprojë, nuk mundem në kushtet kur mungon informacione kur mungon informacioni përveç imazheve që shfaqen në mediat tona, të jap gjykime përmbajtjesore”, ka thënë Kurti. 

Ndërkohë pas bastisjes gjatë së martës, Prokuroria Speciale ka njoftuar se Bytyqi, i cili edhe u arrestua, dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës” dhe “Armëmbajtje pa leje”, teksa ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi është nën hetim për veprat penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar,” “Shpëlarjes së parave” dhe “Mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave dhe detyrimeve financiare”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika