Reagon Kusari-Lila pas publikimeve të bisedave me Radojçiqin: Nuk ka luftë hibride që na përkul

Mimoza Kusari – Lila, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ndaj publikimit të komunikimeve të saj me Milan Radojiçiqin.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka reaguar pas publikimit të një pjese tjetër të komunikimeve të saj me Milan Radojiçiqin dhe Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Kusari-Lila e përdori profilin e saj në Facebook për të akuzuar ata që, sipas saj, po përpiqen me çdo kusht të mbrojnë kriminelin Radojiçiq duke e paraqitur atë si një viktimë.

Kusari-Lila theksoi se bisedat me Radojiçjqin janë të manipuluara.

“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime.

Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.

Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.

Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të.

Nuk ka luftë hibride që na përkul”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Sipas raportimeve të Paparacit gjatë së mëkurës, përgjimi tregon një përpjekje të Kusari-Lilës për të siguruar votat e Listës Serbe për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të vitit 2022. Në këtë komunikim, Radojçiq i shprehte qëndrimin e tij Kusari-Lilës për të mos qenë pengesë për kalimin e këtyre nismave legjislative, duke treguar një nivel të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje në ato momente.

Kujtojmë se para sulmit terrorist të 24 shtatorit në Zveçan, Radojçiq ka qenë në arrati nga autoritetet e Kosovës që nga janari i vitit 2019 dhe është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara në dhjetor të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika