Eksperti i sigurisë, Peka: Jemi në luftë rajonale që po zhvillohet në pjesëza në Lindjen e Mesme

Eksperti i sigurisë, Avenir Peka, i ftuar në emisionin “FIVE”

Eksperti i sigurisë, Avenir Peka, i ftuar në emisionin “FIVE”, ka folur më shumë për atë se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme.

Peka tha se beson që vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin, është marrë.

“Ajo çfarë duhet diskutuar janë përmasat e sulmit, në këtë aspekt është vështirë për tu përcaktuar nëse kryeministri izraelit do marri leje nga presidenti Biden, apo thjesht do e informojë atë për caqet e sulmit,” tha Peka.

Teksa thotë se rreziku i një përshkallëzimi më të madh, është i pranishëm, ku sipas tij aktualisht ka luftë rajonale, por në pjesëza.

“Aktualisht jemi në luftë rajonale, i vetmi dallim nga koncepti i klasik i luftës është që lufta po zhvillohet në pjesëza të vecanta, një moment në Gaza një moment në Jemen, një moment në Iran e një në Liban, por të gjitha komponentet e luftës rajonale, jemi brenda luftës së një konflikti rajonal në Lindjen e Mesme,” tha Peka.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika