Çuni: Institucionet e sigurisë duhet të hetojnë bisedat e Kusari –Lilës me Radoiçiqin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, ka kërkuar ngritjen e alarmit nga të gjitha institucionet e sigurisë për të zbuluar detajet e bisedave të të shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, me Milan Radojiçiqin dhe Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Në një lidhje direkte gjatë emisionit Debat Plus, Çuni ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet epilogu i këtyre bisedave dhe pasojat që ato mund të kenë.

“Do të duhet të ngritët alarmi i të gjitha institucioneve të sigurisë që të zbulojnë deri në detajet më të vogla se cili ishte motivimi për këto biseda, cili ishte epilogu dhe tani cilat janë pasojat,” deklaroi Çuni.

Ai gjithashtu komentoi mbi deklaratat që lidhen me një luftë hibride dhe potencialin për manipulim nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Sipas tij, nëse del që këto biseda janë sajuar me qëllim të caktuar, ata që qëndrojnë pas kësaj duhet të përballen me organet e drejtësisë.

Çuni nënvizoi rëndësinë e hetimeve të plota për të siguruar transparencë dhe përgjegjshmëri në këtë çështje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika