Mbrëmjen e së mërkurës në Jashanicë të Klinës, një person humbi jetën si pasojë e goditjes nga një automjet.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se ekipi mjekësor arriti në vendngjarje dhe kishte konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sipas informacioneve, rasti ndodhi rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka thënë Gashi.
Ai gjithashtu ka potencuar se hetuesit e trafikut dhe njësitet e tjera relevante janë angazhuar për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë aksident.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet vazhdojnë.