Një vajzë është raportuar e zhdukur në Suharekë të mërkurën.
Siç thuhet në raportin e Policisë, rastin e ka raportuar nëna e saj.
Ajo thuhet se ka dalë nga shtëpia të martën.
“Më 09.10.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.