Protestojnë serbët në veri, kërkojnë lirimin e Arsenijeviqit

Një protestë nga ana e serbëve është mbajtur në veri të Mitrovicës, ku kërkojnë lirimin e liderit të Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua për herë të pestë në dy muaj, pas kundërshtimit të vizitës së zyrtarëve kosovarë

Protestuesit serbë para stacionit policor në veri të Mitrovicës, 10 tetor 2024 / FOTO: Doruntina Bylykbashi TV Dukagjini.

Një protestë ka nisur të enjten para stacionit policor në veri të Mitrovicës, ku dhjetëra qytetarë serbë po kërkojnë lirimin e liderit të Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.

Arsenijeviq, i cili u arrestua të mërkurën pasi fishkëlleu me bilbil kundër vizitës së zyrtarëve kosovarë në shëtitoren e Mitrovicës, është ndaluar për herë të pestë në më pak se dy muaj, sipas raportimeve nga “Kossev”.

Zakonisht, ai lirohet pas intervistimit, por këtë herë është ndaluar për një periudhë 48-orëshe.

Në protestë merr pjesë edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika