Kusari – Lila: Incizime të fabrikuara, PDK-ja koordinohet me Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë

Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, ka reaguar ndaj akuzave të fundit lidhur me bashkëpunimin me Listën Serbe për pagën minimale, duke theksuar se biseda e fundit me Milan Simiqin ka ndodhur në qershor të vitit 2022.

Ajo ka potencuar se pas kësaj bisedë, ajo e ka përjashtuar Simiqin nga zyra e saj për shkak të një letre kërcënuese që ai kishte lexuar nga kryeterorristi Milan Radoiçiq.

“Me Simiqin biseda e fundit ka qenë në qershor të vitit 2022, pas së cilës e kam nxjerrë atë nga zyra ime për arsye se ai ka lexuar një letër kërcënuese nga Radojiçiq”, ka deklaruar Kusari-Lila në një konferencë për media të enjten.

Ajo ka theksuar se nuk ka pasur asnjë formë komunikim me Listën Serbe lidhur me Ligjin për pagën minimale dhe se incizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara.

Kusari-Lila ka thënë se këto veprime synojnë të dëmtojnë integritetin e saj dhe pozicionin e LVV-së.

“E dyta, asnjë formë ose asnjë komunikim nuk ka qenë me Listën Serbe për Ligjin për pagën minimale, rrjedhimisht incizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara, për të cilat unë sot kam qenë në Polici dhe Prokurori dhe për këto do të vazhdoj ti bashkëngjitëm rastit që vitin e kam dorëzuar kallëzimin penal ndaj Simiqit. Do të thotë një manipulim dhe një montazh e asaj natyre e cila synon të vë në dyshim integritetin dhe personalitetin tim, pozicionimit politik dhe të GP të LVV nuk ka asnjë qëllim tjetër”, ka deklaruar ajo.

“Ne nuk kemi pasur nevojë për mbështetje nga Lista Serbe, as nuk e kemi kërkuar atë”, ka shtuar ajo.

Ajo e ka akuzuar PDK-në për një konspiracion dhe dakordim të përbashkët me Listën Serbe, duke vënë në dukje se ata ishin pyetur përse kishin hyrë në sallë kur PDK-ja kishte dalë.

“Asnjë bisedë paraprake, asnjë kërkesë për mbështetje nuk i është bërë Listës Serbe. Në të kundërtën janë pyetur pse kanë hyrë në sallë në momentin kur ka dalë PDK-ja nga salla. Ka qenë një dakordim dhe një konspiracion i tyre i përbashkët… Ne nuk kemi pasur nevojë për mbështetjen e tyre e as nuk e kemi kërkuar atë”, ka deklaruar Kusari – Lila.

Kusari-Lila ka theksuar se do të vazhdojë t’i bashkëngjisë përgjimet e publikuara të mërkurën, rastit me kallëzimin penal dhe se do të jetë në bashkëpunim me institucionet përkatëse për të sqaruar situatën.

Shija e redaktorit

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika