Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë PDK nuk do të votojë asgjë në parlament për sa kohë Mimoza Kusari-Lila vazhdon të jetë në pozitën e shefes së grupit të parlamentar të VV-së.
Ai theksoi se PDK do të bojkotojë çdo proces ligjor dhe marrëveshje ndërkombëtare derisa Kusari-Lila të mbetet në pozitën e saj.
“Kur cenohet siguria kombëtare, nuk ka çështje më të rëndësishme për të biseduar në Kuvend”, ka theksuar ai.
Tahiri gjithashtu ka potencuar se Radoiçiqi dhe Kusari-Lila u koordinua për përcaktimin e pagës minimale, duke përjashtuar veteranët, invalidët dhe dëshmorët nga përfitimet.
“Pra personi i cili mund ta ketë vra direkt Afrim Bunjakun na e ka përcaktu vendimmarrjen në kuvend. Pra sot kjo shtëpi e jonë është kriminalizu aq shumë. Kur cenohet siguria kombëtare e vendit tonë s’ka çështje më të rëndësishme në këtë kuvend për të biseduar. Kusari-Lila e akuzonte se PDK e solli në Kuvend për të votu, kjo zonjë me Raodjçiqit na ka përcaktu agjendën Ne s’do të vazhdojmë as marrëvehsjhje ndërkombëtare as asgjë, as ç[shtje tjera përderisa e keni Mimozën në krye të grupit. Kurrë njollë më të zezë nuk ka me pas se sa përfshirja e një terroristi në vendimarrjen e Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Ai kërkoi që pikat e rendit të ditës të shtyhen për t’u diskutuar për rrezikun që paraqet përfshirja e Radojiçiqit në vendimmarrjet e Kosovës.