Arrestohet në aeroport Naser Hafizi i dyshuar për korrupsion

Me të arritur në Kosovë, është arrestuar Naser Hafizi, ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Autoritetit rajonal të Pellgjeve Lumore, pjesë e Ministrisë së Mjedisit. Ai u arrestua në Aeroportin e Prishtinës, meqë u kthye nga Franca, ku ishte për udhëtim zyrtar. Ai dyshohet për një sërë veprash penale të korrupsionit

Naser Hafizi vizitën zyrtare në Francë nuk e ndërpreu, as pas bastisjeve e kërkimit nga organet e drejtësisë, nën dyshimet për korrupsion.

Megjithatë me të arritur në Kosovë, pasditen e sotme ai u prit nga zyrtarët policor dhe u ndalua menjëherë në aeroportin e Prishtinës.

Hafizi, i cili është ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Autoritetit rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, është shoqëruar për në polici meqë është i dyshuar për disa vepra penale, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje të parave dhe mosraportim ose raportim i rremë i të ardhurave dhe dobisë tjetër pasurore.

Pavarësisht pyetjeve të gazetarëve ai nuk foli asgjë.

Hafizi, i cili u kërkua gjatë gjithë ditës së marte, u lajmërua në emisionin Debat Plus, në Dukagjin, duke mohuar pretendimet për dallavere me borxhin e ambalazhuesve të ujit.

Një ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke i caktuar arrest shtëpiak, Izedin Bytyqin zëvendës Sekretar i Ministrisë së Mjedisit, i cili u arrestua gjatë së martës.

Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu ka mohuar pretendimet që fillimisht u raportuan në media e pastaj u bën edhe cak i hetimit të Prokurorisë.

Për rastin nuk foli shumë kryeministri i Kosovës, i cili tha se nuk  mund të jap gjykime përmbajtësore dhe se pret që drejtësia të veprojë.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika