Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot (e premte), me fillim prej orës 12:00, ku në rend dite është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, i cili njihet si terrorist.
Kjo seancë vjen pas publikimit të një audio-incizimi ku Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Radoiçiq, duke diskutuar për çështje të votimeve në Kuvend.
Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, theksohet se gjatë kësaj seance, partitë opozitare do të propozojnë një rezolutë për hetimin e veprimeve të Kusari-Lilës dhe shkarkimin e saj nga pozita.
Deputetja Kusari-Lila e ka cilësuar publikimin e audios si të montuar, duke hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet për përfshirjen e saj në veprime të paligjshme.