Policia e Kosovës njoftoi se dje ka realizuar kontrollin e 36 lokacioneve të ndryshme në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh, policia informoi se gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur tre pistoleta, gjashtë armë të gjata dhe 598 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme,” thuhet në raport.
Për rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë liruar me vendim të prokurorit.