Një i vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në Pejë

Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne që ka ndodhur sot në një pompë të derivateve në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Dukagjinin se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40.

“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, tha Gashi për Dukagjinin.

Pas shpërthimit, policia ka bllokuar rrugën Pejë-Deçan për qarkullim deri në përfundimin e procedurave të ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

Dukagjini do të ju mbajë të informuar për rastin.

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika