Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka njoftuar të hënën e 20 qershorit se Teatri Kombëtar i Kosovës është mbyllur për renovim.
Sipas njoftimit, arsyeja pse ka ardhur deri te kjo është gjendja jo e mirë fizike e objektit tash e sa kohë.
Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka njoftuar se Teatri Kombëtar i Kosovës e ka hartuar edhe planin e punës dhe të veprimit gjatë periudhës së renovimit dhe në bashkëpunim të ngushtë dhe intenziv me MKRS është duke punuar për sigurimin dhe adaptimin e hapësirave alternative ku do ta zhvillojë aktivitetin e vet.