Benda stacionit të Policisë së Kosovës Jugu, ka nodhur një plagsoje me armë zjarri, ku një zyrtare policore mbeti e plagosur nga kolegu i saj.
Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), ka njoftuar se ka filluar hetim lidhur me incidentin e shkrepjes aksidentale të armës së zjarrit.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.
Plagoset një zyrtare policore me armë nga kolegu i saj
“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës për një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK)”, thuhet në njoftim.
Suspendohet polici që dyshohet se shkrepi armën aksidentalisht
IPK njofton se arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.