Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof.
Haradinaj ka shkruar se përkundër vështirësive të shkaktuara nga Qeveria Kurti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin Kosovën.
“Sot në ambasadën amerikane takuam Zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Alexander Kasanof. Shfrytëzova rastin që në takim t’i falënderoj z. Kasanof dhe Ambasadorin z. Hovenier për angazhimin e tyre ndaj Kosovës. Mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria. E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm,” ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij social “Facebook”.