Në seancën e thirrur nga PDK-ja, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë që në Kuvend do duhej të ishin të Pranishën edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Ata qe na kane sjelle Milan Radojqic-in ne kete Kuvend do te duhej te ishin ketu per te diskutuar.”
Tahiri i ka bërë thirrje Kusarit që t’i publikojë ato që i tha dje në seancën e djeshme.
“Mimoza Kusari-Lila dje tha se ne shtepine e Radoiçiq dikush ka dërgu dhurata dhe ka qenë aty kur është përuruar shtëpija e tij. Unë i bëj thirrje të i publikojë sepse është interes kombëtar.”