Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini.
Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën dhe zhvillimet e tjera në vend dhe më gjerë.
Mushkolaj njihet për çasjen ndryshe ndaj problemeve dhe fenomenve në shoqëri.
Kolumnja e parë e tij në www.dukagjini.com është titulluar “Mimoza nuk është vetëm”.
Ai ka thënë se biseda e saj prej shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me Milan Radojçiqin nuk është bisedë private por sipas tij prapa saj qëndron subjekti politik qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe vet lideri i saj, kryeministri i vendit Albin Kurti.
Analisti Mushkolaj ka thënë se pikërisht mbrojtja që po i bëhet Kusari-Lilës nga Kurti dhe Vetëvendosje është tregues se “këta po e mbrojnë bashkëpunimin me Listën Serbe“.
Në vijim mund ta lexoni kolumnen e plotë të Mushkolajt.