Abazi: Biseda e Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit, taktikë e Kurtit për të manipuluar qytetarët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se bisedat e Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiq, janë taktika të kryeministrit Albin Kurti.

Abazi tha se në seancë po mungojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

“Fatkeqësisht janë dy grupe parlamentare që nuk janë këtu, nuk është vetëm simbolikë kjo punë. Ka arsye që po e filloj këtë diskutim në këtë mënyrë.”

E audioincizimi Kusari-Lila – Radoiçiq, Abazi thotë që është obligim të zbërthehet deri në fund.

“Para zgjedhjeve e të ardhshme duhet të dekonstruktohet koordinimi me Listen Serbe e Radoiçiqin. E kemi obligim si përfaqësues të qytetarëve e votës që të zbërthejmë deri në fund që bisedat e Kusari-Lilës janë taktika të Albin Kurtit për të arritë tensionimin e mjaftueshëm për ta manipuluar qytetarin për atë se çfarë ka ndodhur në veri”, ka shtuar tutje ai.”

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika