Naser Hafizi, në paraburgim për 30 ditë

Gjykata e Prishtinës ka vendosur 30 ditë paraburgim për zyrtarin e MMPHI-së, Naser Hafizi, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim të pasurisë

Gjykata e Themelore e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Naser Hafizi, i cili u arrestua në Aeroportin e Prishtinës gjatë së enjtes (dje).

Arrestohet në aeroport Naser Hafizi i dyshuar për korrupsion

Avokati i tij, Shpëtim Mehmeti, ka konfirmuar për KALLXO.com se vendimi i gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit do të apelohet.

“Kërkesa është aprovuar për caktimin e masës së paraburgimit, të njëjtën kemi me ankimu dhe me i ndjek procedurat ligjore. Diskrecioni i gjykatës është ai i cili ja falë besimin prokurorisë ose nuk ja falë e në këtë rast ia ka falur, ju ka caktuar masa për 1 muaj”, ka thënë avokati Mehmeti.

Naser Hafizi akuzohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje të parave dhe mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë dhe detyrimeve financiare.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika