Serbia ndalon një polic të Kosovës dhe një qytetar, të dy ish-pjesëtar të UÇK-së

Serbia ka vazhduar praktikën e ndalimeve të shtetasve të Kosovës që kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Autoritetet serbe kanë ndaluar dy kosovarë gjatë ditës së sotme. Njëri prej tyre, siç mëson Dukagjini, është polic, kurse për tjetrin ka folur ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Mirëpo, për asnjërin nga rastet nuk është deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme

Autoritetet e Serbisë kanë ndaluar sot një polic të Kosovës në pikën kufitare në Merdar.

Dukagjini mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për pjesëtarin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) me inicialet L.B, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dukagjini po ashtu ka mësuar se zyrtari policor është liruar pas 6 orësh.

Televizioni ka pyetur për këtë rast Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në ndërkohë, në Serbi po raportohet edhe për një rast tjetër të ngjashëm.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë se mëngjesin e sotëm është një ish-pjesëtar UÇK-së me inicialet M.I., në pikën kufitare të Horgoshtit.

Kjo pikë kufitare është në mes Hungarisë dhe Serbisë, ndërsa sipas gazetës serbe “Danas”, Ivica Daciq ka deklaruar se ai është ndaluar si i dyshuar për krime lufte.

“Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Krime Lufte, kosovarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës zyrtarët policorë me kallëzim penal do ta dërgojnë në Prokurorinë Publike kompetente për Krime Lufte”, ka thënë Policia serbe, sipas mediumit “Danas”.

Dukagjini ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe për këtë rast, por sikur në rastin e policit, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika