Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Zogoviq: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Kosova është krahinë e Serbisë  

Milun Zogoviq

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Milun Zogoviq, ka thënë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij me futjen në Qeveri se “Kosova është krahinë jugore e Serbisë”.

“Sa i përket obligimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, gjithçka do të respektohet, por unë kam mendimin tim se Kosova është pjesë e Serbisë e shkëputur qëllimisht”, ka thknë Zogoviq.

Ai tutje ka thënë se “Atë qëndrim e kam shprehur në Kuvend, pak ditë para se të hyja në Qeveri. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua”, është treguar kategorik Zogoviq.

Duke komentuar deklaratat e bëra në konferencën në Tivar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Zogoviq tha në “Aplus” se një pjesë e argumentit për Kosovën, që ka të bëjë me Malin e Zi, janë të sakta.

“Narrativi se gjithçka që është e gabuar vjen nga Beogradi është mjeti politik i DPS (Partisë Demokratike Socialiste), i cili është i pakuptimtë, por ata ende insistojnë në atë. Këto janë shumë tema dhe histori “të çuditshme” që bazohen në një platformë anti-serbe. Kjo vetëm sa i thellon ndarjet dhe të gjitha këto histori vazhdimisht ushqehen nga sulmet ndaj Vuçiqit”, beson Zogoviq.

Sipas Zogoviq, Serbia dhe Mali i Zi duhet të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata të bazuara në respektin reciprok.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika