Kurti: Serbia e afroi ushtrinë 50 metra afër kufirit me Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje të ushtrisë serbe. Ai ka thënë se forcat serbe ishin afruar kufirit të Kosovës në afërsi prej 50 metra në komunën e Kamenicës. Ky publikim i Kurtit vije në ditën kur KFOR-i në mënyrë të tërthortë ka refuzuar kërkesën e tij për rikthimin e zonës së sigurisë përgjatë kufirit me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në Facebook disa foto ku të forcave ushtarake serbe.

I pari i qeverisë ka thënë se Serbia sot ka provokuar sërish, duke i lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën në komunën e Kamenicës.

Kurti tha se institucionet përkatëse të sigurisë së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat sipas tij, kanë për synim nxitjen e tensioneve.

“Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”, ka shkruar Kurti.

Më tej, Kurti tha se sinergjia në mes strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe bashkëpunimi me partnerë e aleatë rajonalë e ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë e Kosovës.

“Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës”.

“Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës”, shkroi Kurti.

 Publikimi i këtyre pamjeve të forcave serbe duket se lidhet edhe me kërkesën e kryeministri Kurti drejtuar NATO-s që të rikthehet zona e sigurisë tokësore dhe ajrore prej 5 kilometra ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij brenda dy viteve Serbia e ka sjellë katër herë ushtrinë e saj rreth kufirin tonë dhe se ka ndërtuar hiq më pak se 48 baza operativ ushtarake.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika